Taravari: Iku koha kur pritej në radhë tek partitë maqedonase për t’u futur në qeveri me 1 deputet

Dikur partitë shqiptare pritnin rend para zyrave te partitë maqedone për të hyrë ne qeveri pa kushte, madje edhe me një deputet, kështu ka komentuar në statusin e tij të fundit sekretari gjeneral i LR PDSH Arben Taravari lidhur me zhvillimet e fundit në skenën politike të Maqedonisë.

“Sot është TURP të thuash se do të kyçesh në qeveri pa kushte, madje edhe me plotësim të të gjitha kushteve nuk është ndonjë privilegj të jesh pjesë e qeverisjes“, shkruan në statusin e tij mes tjerash Taravari.

Taravai thotë më tej se nuk ka rëndësi kush do jetë pjesë e qeverisjes nëse vendosen rregulla dhe korniza veprimi.

“Në qoftëse vendosen rregulla të përpikta për politikbërje dhe nëse egzistojnë korrniza për veprime politike, nuk e di a ka rëndësi se kush do të jetë pjesë e qeverisjes në Maqedoni?!”