Taravari: Kriminelët e VMRO-së së shpejti do të burgosen!

 

Sekretari i LR PDSH, Arben Taravari i cili po qëndron në SHBA në një vizitë zyrtare në Uashington, pas shumë takimeve të rëndësishme me shumë zyrtar të lartë Amerikanë dhe Kongresmenë, ishte i ftuar edhe në Zërin e Amerikës për të diskutuar rreth aktualiteteve te fundit në Maqedoni.

Taravari është shprehur se qeveria reformatore po trajtohet si një qeveri shprese e cila do ta ndërrojë diskursin politik në interes të qytetarëve të RM.

Gjithashtu ai përmendi se qeveria e re urgjentisht do të duhet te krijojë mundësi për një sistem të pavarur gjyqësor me ç’rast, krerët e VMRO-së te implikuar në krimin e organizuar dhe korrupsion masiv do të duhet sa më shpejt të dalin para drejtësisë dhe të burgosen.

Taravari më tej shtoj se qeveria e re do të zbardhë edhe shumë raste të montuara politike, për të cilat, sipas tij, shqiptarë të pafajshëm po rrinë nepër burgje si pasojë e shumë proceseve politike qe i ka bërë qeverisja e VMRO për 10 vite