Taravari i kundërpërgjigjet VMRO-së: Asnjë kërcënim nuk do më kthejë pas

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së pas kërcënimeve publike që i ka bërë kjo parti, duke i thënë që të ecë me këmbë në tokë. Por Taravari shton se askush nuk do të ndikojë që ai të zbrapset nga misioni i tij qoftë si mjek, por qoftë edhe si ministër shëndetësie. Ai ndër të tjera shkruan:

“As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal”.