Taravari ne emisionin 200: Incizimet e dhunës ndaj Selës janë dërguar edhe në SHBA

 

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së Arben Taravari në emisionon 200 në Alsat-M ka thënë se disa nga incizimet e dhunës së ushtruar ndaj liderit të tyre Ziadin Sela janë dërguar në SHBA për teë parë edhe ata se çka mund të ndodhë në një institucion të demokracisë së vendit.

“Pamë deputetë, janë disa mjek me emër e mbiemër, mbajnë poste në Shëndetësi të përzier në dhunën e Kuvendit. Ka edhe pamje më të tmerrshme, nga 10-12 persona që ndërrohen, janë të pabesueshme se njeriu mund të bëjë sjellje të tilla, është  jashtë normave njerëzore, disa prej tyre janë narkomanë, banditë…”, ka thënë Taravari.