Taravari trondit VMRO: Fajtori kryesor për ngjarjet e 27 Prillit është Gruevski (VIDEO)

Ministri i ri i Shëndetësisë, Arben Taravari vizitën e tij të parë si ministër e realizoi sot në Spitalin e Tetovës,

Në pyetjen gazetareske, se dje e keni bojkotuar takimin ne kabinetin e Presidentit Gjorgje Ivanovi dhe se a do t’i refuzoni takimet tjera me Ivanovi dhe lideri ne VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, ai u shpreh se Gruevski është fajtori kryesor i ngjarjeve të 27 Prillit dhe se Ivanovi është ushtar partiak i partisë së VMRO-DPMNE-së.

“Zotëri Ivanovi është ushtar partiak i partisë, ne nuk shkojmë tek ushtarët partiak të partisë së VMRO-së. Fajtori kryesor për ngjarjet e 27 Prillit është Gruevski, dhe ai nuk mund të amnestohet kryetarit për atë ndodhi, mundeshte të kërkojë garanca të atilla qysh kur VMRO nuk arriti të formojë Qeverinë që në shkurt dhe të ishte formuar qeveria nuk do të ndodhnin këto raste që ndodhën”, theksoi Taravari.