Tarkani planifikon të bëhet baba

Megaylli turk Tarkan, i cili para 17 viteve i ka ngrirë spermatozoidët e tij, është i gatshëm të bëhet baba, shkruan gazeta turke “Gynesh”.

Këngëtari ka marrë një vendim të këtillë që të sigurohet me ruajtjen e spermës, pasi që u vërtetua se ka nivel të lartë të kolesterolit.

Megjithatë, ylli 44 vjeçar vendosi që ta shfrytëzojë materialin e ruajtur.

Tarkan i kishte dhënë fund beqarisë gjatë muajit maj të këtij viti.

Këngëtari turk është martuar në një ceremoni private me bukuroshen Pënar Dilek, me të cilën ka qenë për disa vjet në lidhje.

Ylli i hitit ‘Dudu’, 44-vjeçari dhe modelja 31-vjeçare kanë mësuar se po bëhen prindër pas një kontrolli mjekësor që ka kaluar Pënar në një klinikë gjinekologjike në Gjermani.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar edhe në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.