Taxhikistani largon nga puna policët e trashë

Dhjetëra policë në Taxhikistan janë larguar nga puna, pasi nuk kanë humbur kilogramë të mjaftueshëm në fitnesin e veçantë dhe programin kulturor për forcat e sigurisë, njofton të enjten agjencia e lajmeve Interfax.

Kolegët tjerë arritën të humbin 20 kilogramë në programin, i cili ka nisur këtë vit.

Sipas këtij programi policët duhet të vrapojnë pesë kilometra tri herë në javë dhe të shkojnë në teatër të paktën një herë në muaj, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Taxhikistani, ish-republikë sovjetike me tetë milionë banorë, udhëhiqet nga presidenti autokrat Emomali Rahmon për më shumë se dy dekada

Rahmon vitin e kaluar ishte shpallur shef i përjetshëm i shtetit