Do të bëhet gjithnjë e më keq: Në vit do të vdesin 152 mijë njerëz?

Kushtet ekstreme të motit deri në fund të shekullit mund të jenë shkaktar i vdekjes së 152 mijë evropianëve në vit, ose 50 për qind më shumë se sa shifrat aktuale, nëse nuk ndërmerret asgjë për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike.

Kështu kanë thënë autorët e studimit në revistën “Lancet Planetary Health”.

BBC shkruan se 99 për qind të rasteve të vdekjes janë shkaktuar nga valët e të nxehtit, ndërsa më së shumti do të goditet Evropa Jugore. Shkencëtarët thonë se rezultatet e tilla janë tepër shqetësuese, transmeton KosovaPress.

Në raportin e qendrës kërkimore të Komisionit Evropian thuhet se, numri i të vdekurve si pasojë e kushteve ekstreme të motit do të rritet nga 3.000 në vit sa ishte ndërmjet viteve 1981-2010, në 152.000 ndërmjet viteve 2071-2.100, nëse asgjë nuk ndërmerret sa i përket uljes së emetimit të gazrave.

Sipas këtyre vlerësimeve, kushtet ekstreme deri në vitin 2100 do të ndikojnë në dy nga tre evropianë, në krahasim me një në 20 persona, të cilët kanë vdekur si rezultat i kushteve ekstreme të motit në fillim të këtij shekulli.

Po ashtu do të rritet edhe numri i viktimave nga vërshimet.

“Nëse ngrohja globale nuk ndalet urgjentisht dhe nuk ndërmerren masa përkatëse, deri në fund të shekullit rreth 350 milionë evropianë çdo vit do t’iu ekspozohen kushteve të dëmshme ekstreme klimatike”, ka thënë Giovani Forcieri, njëri nga autorët e studimit.