Të biesh nga kati i 17-të dhe të shpëtosh

Marina Lebedeva, 19

Një adoleshente ruse mund të thuhet që ka parë vdekjen me sy.

Ajo ra nga ballkoni i saj në katin e 17-të, por arriti të mbijetojë.

Fati i buzëqeshi Marina Lebedevas, 19 vjeçares nga Moska, pasi ra në çatinë e një Volksvageni.

Ajo pësoi disa fraktura por asgjë serioze për jetën.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan ulërima dhe kur kthyen kokën panë adoleshenten që u përplas mbi makinë.

Sipas mjekëve, pesha e saj e vogël truporë e favorizoi duke shmangur tragjedinë.

Lartësia nga ajo ra ishte thuajse 55 metra.