Të dielën Dritëro Agolli do të përcillet me nderimet më të larta

Të dielën do i jepet lamtumira mjeshtrit të letrave Dritëro Agolli. Ai do të përcillet me nderimet më të larta.

Ministria e Kulturës ka bërë të ditur vendimin e marrë nga Komisioni Shtetëror për homazhet e Dritëro Agollit, të cilat do të mbahen të dielën në Pallatin e Kongreseve nga ora 10.30-13.00

Shkrimtari i i njohur Agolli u nda nga jeta më 3 shkurt, në moshën 85-vjeçare. Ai prej vitesh luftonte me problemet kronike të mushkërive.

Korifeu i letërsisë shqiptare,është një nga krijuesit më me ndikim në letërsinë dhe kulturën shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, me mbi 5 dekada krijimtari dhe një seri të gjatë botimesh me lirika, proza e drama.

Ai ishte për shumë vite kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve gjatë regjimit komunist, gazetar i shtypit të asaj kohe, dhe deputet për afro 3 dekada në tranzicionin mes dy sisteme politike.

Agolli është i njohur për lirikat e ndjera të dashurisë njerëzore dhe atdhetare, kushtuar njeriut dhe vendlindjes.