Të dobëta apo të shëndosha, si ju preferojnë më shumë meshkujt?! Përgjigjja është e pabesueshme!

Studimi përfundimtar sipas masës dhe madhësisë! Është koha që të relaksoheni dhe të kënaqeni në festa ashtu si jeni.
Disa studime mund të na çojnë në depresion, por kësaj here tregimi është krejtësisht ndryshe. Si të ishte e porositur, në kohët e festave vijnë lajme të mira nga portali FitRated, i cili ka kryer studim se çfarë trupi i tërheq njerëzit – i dobët, i thjeshtë, me muskuj apo ato me pjesë më të theksuara.
Në këtë studim janë angazhuar 2.000 njerëz, dhe rezultatet janë kategorizuar në bazë të moshës, gjinisë, dhe orientimit seksual.
Rezultatet tregojnë se meshkujt gej janë ata që janë më me naze në zgjedhje, dhe kështu preferojnë trupa të fortë dhe të gdhendur. Nga ana tjetër, femrat, këtë lloj trupi nuk e vënë në rend të parë, e nëse i besohet rezultateve të studimit, ato kërkojnë mashkullin e zakonshëm – as afër dukjes së personazhit kryesor të komedive romantike.
Femrat me orientim homoseksual gjithashtu preferojnë gratë e zakonshme– as turp fitnesi as trup të Sofia Vegara’s, vetëm gra të zakonshme.
Femrat me orientim heteroseksual mund të gëzohen më tepër, sepse ky studim tregon se madje 48 për qind të meshkujve preferojnë femra me pjesë të theksuara të trupit – konkretisht, e dëshirojnë gruan e cila e ka pak të theksuar barkun.