A do të ekstradohet Ballist Morina? Rama takon kryeministrin kroat, ja çfarë i tha

I pranishëm në Samitin e Kartës së Adriatikut, kryeministri Edi Rama ka përfituar nga rasti për të komunikuar dhe biseduar për disa momente veçmas të tjerëve, me kryeministrin kroat.
Në këtë takim mes dy palëve mësohet se është biseduar në lidhje me rastin e Ballist Morinës, i cili pritet të ekstradohet për në Serbi.
Rama thotë se me Plenkoviçin u diskutua për nevojën e një zgjidhje të arsyeshme të kësaj çështjeje, që e cilëson.
Në takimin me Kryeministrin kroat, Plenkovic, u përcoll edhe ndjeshmëria e lartë e opinionit publik mbarëshqiptar për rastin e Ballist Morinës dhe u theksua nevoja për zgjidhjen më të arsyeshme të tij”, shkruan Rama në FB.