‘Të enjten e përgjakshme në Kuvend, ka pasur edhe pesë agjentë sekret të shteteve tjera’

 

Gazetari dhe deputeti i Partisë progresive serbe, Mirosllav Llazanski në një intervistë për televizionin ballkanik N1 tha se kanë qesharake pohimet se kam përdorur propagandë mediatike në Maqedoni në favor të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Llazanski tha se më 27 prill, e enjtja e përgjakshme në Kuvend, përveç Goran Zhivaljeviq ka pasur edhe agjent sekret edhe të pesë shteteve tjera nga rajoni.

Para gazetares së N1, ai tha se ajo çka Zhivaljeviq ishte në Kuvend, ajo ditë ishte normale.

Rrjeti serb për hulumtimin e krimit dhe korrupsionit ”Krik”ka publikuar një dokument për të cilin thotë se është raport nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, pjesë e MPB-së së Maqedonisë.

Dokumenti përmban transkriptë të bisedave ndërmjet deputetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ivan Stoilkoviq, dhe agjentit serb, Goran Zhivaljeviq. Bëhet fjalë për të njëjtin agjent që ka qenë i pranishëm në natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.