Të ftuarit tentojnë të zhveshin nusen para dhëndrit

Megjithëse njerëzit nga Kina janë relativisht konservativë në shprehjen e ideve romantike, ata mund të tregohen mendje hapur në lojërat e dasmave.

Ceremonia e një çifti të lumtur ka përfunduar me një moment tepër të sikletshëm kur disa të ftuar tentuan të zhvishnin nusen para dhëndrit, ashtu siç tregon dhe video e publikuar në rrjetin kinez Miaopai.

Të dy të sapomartuarit qëndrojnë të ulur me të brendshme në krevatin e tyre kur burrat e padisiplinuar përpiqen t’i heqin mbathjet dhe recipetat gruas, megjithëse bashkëshorti i saj i tha disa herë të ndalonin.

Disa përdorues online thanë se nusja dhe dhëndri ishin nga province Henan, në Kinën Qëndrore, duke u nisur nga theksi i tyre.