“Të gatshëm të dërgojmë ushtrinë në Kosovë nëse serbët rrezikohen”

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliç, ka deklaruar sot se Serbia është e gatshme ta dërgoj ushtrinë e saj në Koovë, nëse popullata serbe në Kosovë rrezikohet.

I pyetur se a është Serbia e gatshme që ta dërgoj ushtrinë në Kosovë, Nikolliç tha se “nëse serbët vriten, po”.

Presidenti i Serbisë, këto komente i ka bërë pas takimit të Këshillit për siguri kombëtare, të mbajtur në selinë e Shtatmadhorisë së ushtrisë së Serbisë në Beograd.

Ai tha se fo t’i përgjigjen çdo lloj provokimi në vijim nga shqiptarët.

 “Çdo tentim i ardhshëm i institucioneve të përkohshme për të shkaktuar konflikt, siç ishin ngjarjet lidhur me trenin, do të përfundojë keq. Le të mendojnë për këtë edhe shqiptarët edhe aleatët e tyre. Ne do të veprojmë konform Kushtetutës së Serbisë. Kosova dhe Metohia nga pikëpamja ndërkombëtare-juridike janë pjesë e Serbisë”, deklaroi Nikoliç.

Ai është shprehur se dita e djeshme ka kaluar në teh të konfliktit dhe theksoi se dërgimi i njësiteve speciale të policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, ku është pritur treni nga Beogradi, ishte shenjë se Prishtina dëshironte konflikt.

“Shfaqja e ROSU-t ishte shenjë se shqiptarët deshën luftë”, tha Nikoliç

Nikolliç ka vlerësuar se dërgimi i trenit, ku ishte mbishkrimi “Kosova është serbe”, nuk ishte provokim.