Të gjitha femrat po çmenden pas kryeministrit kanadez, ndërsa pasi publikoi imazhet me të birin – po kërkojnë të martohen me të

 

Kryeministri kanadez Justin Trudeau 45-vjeç, ka rrëmbyer zemrat e miliona e femrave në mbarë botën, në mesin e të cilave janë edhe zonja të njohura nga Kembrixhi e deri tek Ivanka Trump.
Tani ka “ndezur” rrjetet sociale kur u publikuan fotografitë në të cilat shfaqet si një baba i kujdesshëm

Ai është fotografuar me birin e tij Hadrien, i cili gjatë javës së kaluar e vizitoi derisa kryeministri po qëndronte në zyrën e tij.

Në profilin e tij në Facebook janë shfaqur fotografitë duke luajtur me të birin, ku përbri fotos shkruante: “Kam pasur shoqëri të këndshme sot në zyrë”.

Adhuruesit e tij janë mahnitur me këto fotografi, dhe nuk kanë lënë pa komentuar faktin se si vogëlushi Hadrien i ngjan babait të tij.