Të huajt shijojnë ende plazhet në Shqipëri, ndërsa shqiptarët ngujohen në…

Një diell përshkënditës vjeshtor reflekton mbi suprinën e kristaltë të ujrave të Jonit, në një grishje sa reale për ndoca orë plazh e po aq poetike, për t’u kredhur dhe meditativisht. Por asgjë nga këto nuk ndodh në një bregdet si ai i Sarandës.Për shqiptarët, lokali, kafeneja më trashë fare, mbetet top-preferenca edhe kur bujaria e natyrës të fton në krahët saj.Në ditë kur vera duket se nuk do të iki e ku vjeshta njëherësh ngjan me një verë plot fllade, nuk ka asnjë arsye që plazhet të jenë bosh, aq më tepër kur detin e ke tek pragu i shtëpisë, e po aq dhe shëtitoren buzë saj. Por një ndër dramat, nga ajo shumëpërmasore shqiptare, mund ta dallohet fare qartë dhe tek shija e varfëruar e jetës qytetare.Plazhi bosh, lokalet plot
Asnjë banor qyteti në plazhet e Sarandës, me shëtitoren bosh buzë saj, ku të vetmit frymorë prezentë, në det a tokë, janë të huajt, turistët, prej tyre dhe në moshë, që i gëzohen diçkaje që shqiptarët e kanë bujarisht falas por që as që rreken ta gëzojnë, ta shijojnë, për t’i dhënë një kuptim të bukur ditës. Ja pra pse jemi aq të varfër mes pasurive.Siç thotë populli, as që jua kemi ditur e që vijojmë të mos jua dijmë kimetin pasurive që na rrethojnë.Vjen i huaji dhe gëzon në pronën tonë, atë që ne e injorojmë në një nivel të frikshëm boshësie, paaftësie dhe mizerabiliteti.Ndiqni fotot e të huajve nën qiej lumturie, aty ku shqiptarët vetëvuajnë ne ferre tokësore.