A do të jetë Leonora Jakupi përfaqësuesja e parë e Kosovës në Eurovision?

 

Në një intervistë të mëhershme që Leonora Jakupi kishte dhënë, këngëtarja pati folur edhe për pjesëmarrjen e saj të mundshme në Eurovision.

Leonora Jakupi, kishte mohuar se do të garojë në Festivalin e Këngës në RTSH për të përfaqesuar Shqipërinë në Eurovision, ndërsa ka thënë se shpreson që Kosova të marr pjesë shumë shpejt dhe ajo të jep maksimumin për të kënduar për Kosovën në Eurovision.

“Urojë ta kemi festivalin tonë këtu në Kosovë e atëherë ja vlenë me e jap maksimumin” kishte thënë Leonora për Magazina.al

Sigurisht se Leonora nuk është e vetmja nga këngëtaret kosovare të cilat do donin të ngjiteshin në skenën e Eurovisionit, pasi shumë të tjera provojnë çdo vit për të përfaqësuar Shqipërinë.

Ndryshe, Leonora ka lansuar së fundmi baladën e re “Pa asnje dyshim”, e cila është pritur mirë nga fansat.