Të mbyllet Xhunglla

Presidenti francez François Hollande po viziton portin e Calais, disa ditë pas vendimit të mbylljes së kampit çnjerëzor të emigrantëve.

Presidenti planifikon t’i akomodojë ata në qendra të denja nga ku ata mund të bëjnë kërkesën për azil.

Zoti Hollande u takua me policë, zyrtarë të portit dhe politikanë por ai nuk pritet të vizitojë vetë kampin. Presidenti është përballur me kritika për situatën në Calais, të cilën edhe vetë ai e konsideroi si të papranueshme. Gjatë kësaj vizite, ai gjithashtu do të inagurojë një zgjerim të portit.

Deri në 9.000 emigrantë jetojnë në kushte mizore në kampin e ashtuquajtur “Xhungla”, që konsiderohet si një trampolin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Një mur 1 km i gjatë i financuar nga Britania është në ndërtim e sipër përgjatë rrugës kryesore të portit, në përpjekje për të frenuar lëvizjen e emigrantëve.

Gjysma e kampit të “Xhunglës” ishte mbyllur përfundimisht më herët gjatë këtij viti, ndërkohë që çështja e emigrantëve do të jetë një nga pikat kyçe në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Hollande nuk ka deklaruar ende nëse do të kandidojë sërish, por ai është vendosur nën presion nga kundërshtarët republikanë të cilët janë përqëndruar tek interesi dhe siguria kombëtare në fushatën e tyre.