Të pini tekila ju bën mirë për kockat

 

Tekila është e mirë për shumë gjëra, por sipas një studimi të ri është shumë e mirë për kockat.

“Konsumimi i tekilës ndihmon në formimin dhe rritjen e kockave të reja, edhe me praninë e osteoporozës,” – shpjegoi studiuesi Mercedes Lopez për Independent.

Nga studimi i bërë në Meksikë, ai ka zbuluar se tekila bëhet me një bimë që ka sasi të madhe kalciumi dhe magnezi.

Të dyja këto minerale janë thelbësore për të ndihmuar ata që vuajnë nga osteoporoza, një sëmundje e kockave. Kjo është hera e parë që tekila njihet për përfitime shëndetësore, pasi mund të ndihmojë gjithashtu për uljen e sheqerit në gjak.