Të rinjtë e LR-PDSH kërkojnë zbardhjen e  27 Prillit të përgjakshëm

 

Me moton “Ndal urrejtjes dhe dhunës, anëtarët e rinjë të LR-PDSH-së  në sheshin e Tetovës në mënyrë simbolike duke lëshuar 13 balona të bardhë dhe të kuq dhe një të zi, përjkujtuan ngjarjet e dhunshmë të 25 Prillit.

Ardonit Ismaili deklaroi se në këtë ditë në mënyrë brutale e sulmuan deputetët e posaqërisht, lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, njofton agjecia e lajmeve INA.

Ajo theksoi se, përmes këtij organizimi paqësor kërkohet nga organet kompetente që në një afat sa më të shkurtët të marrin masat për gjetjen dhe dënimin e të involvuarve në këto akte të turpshme. Ajo theksoi se drejtësia, paqja dhe integrimi janë modele evropiane të cilat mund të ndricojnë të ardhmen e Maqedonisë.

Të rinjtë e LR-PDSH-së gjithashtu kërkuan nga të rinia maqedonase që të mos manipulohet në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit