Të rinjtë e Maqedonisë ndahen nga prindërit pas moshës 32 vjeçare

Sipas Eurostat, krahasuar me vendet anëtare të BE-së, qytetarët e Maqedonisë e lëshojnë shtëpinë e prindërve pas moshës 32 vjeçare, që është më e larta.

Meshkujt e bëjnë këtë majde edhe pas moshës 35 vjeçare, kurse femrat, pas moshës 27 vjeçare. Sociologu Gjorgji Tonovski, thotë për Telma se të rinjtë janë bashkëkohorë, ambicioz dhe dëshirojnë që të jetojnë vetëm.

Por, sipas tij, të rinjtë jetojnë në vend joevropian ku janë nën trysninë e pasigurisë, varfërisë, rrogave të ulëta, papunësisë, por edhe nga tradita.