Të shtëna me armë dhe te plagosur ne afersi te Shkupit

Krisma armësh, një person me plagë të rënda dhe ndjekje me vetura, janë shënuar të hënën në mbrëmje në fshatin Batincë të Shkupit. Sipas policisë, mbrëmë (16.01.2017) rreth orës 18 e 10 minuta në rrugën numër 7 në këtë fshat,  29 vjeçari Sh.A . ka shtënë me armë zjarri në drejtim të personave M.N. (44) dhe M.SH. (51) nga i njëjti fshat. Me këtë rast. M.N. ka marrë plagë të rënda në stomak, dorë dhe në këmbë. Fillimisht ai është dërguar në Poliklinikën në Draçevë ku i është dhënë ndihma e parë, e më pas me veturë të ndihmës së shpejtë është transferuar në Qendrën e Urgjencës, transmeton Gazeta Lajm. Sipas policisë, shkak për këtë incident ka qenë zënka që kanë pasur me familjen e personit Sh.A. ditën e njëjtë. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekip policor për të hetuar rastin.