Të shtëna me armë para shtabit të LSDM-së në Strumicë, dy polic të lënduar (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri  janë dëgjuar sonte  në shtabin partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë

Sipas informatave të cilat i publikoi televizioni Tellma, zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendgjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tyre dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së.

Në turmën e njerëzve janë sulmuar dy polic të cilat me lëndime janë transferuar në spital, paraprakisht ata kanë shtënë me armë në ajër.

Kur policia ka marrë përforcimin nga ekipet shtesë, i akuzuari ka deklaruar se po e arrestojnë sepse është aktivist i LSDM-së.

Nga policia nuk ka ende informata zyrtare, përveç vërtetimit se policët janë në spital.