Të shtëna në një shkollë në Riad, ka viktima

 

Dy persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat në një shkollë private në Riad, njoftuan autoritetet.

Sulmuesi ishte një ish-punonjës i pakënaqur dhe ai ka vrarë dy anëtarë të personelit shkollor, por në  incident nuk mori pjesë askush nga mësimdhënësit, transmeton AFP.