Te shtena ne Prishtine, nje i plagosur

Policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima: L. Sh, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net

Policia ka bërë të ditur se me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin. Duke bërë kështu identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, H. S, mashkull 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Lidhur me rastin në fjalë, ekipet policore kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë:

  • Një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe
  • një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore. /lajmi.net