Të shtëna në Teksas: 8 të vdekur

Të paktën tetë persona janë vrarë, përfshirë edhe i dyshuari, pas një incidenti me të shtëna në një shtëpi në Plano, Teksas, njoftojnë autoritetet.Incidenti me të shtëna ndodhi mbrëmë rreth orës 20.00, shkruan AP, përcjell Express.Zëdhënësi i policisë në Plano, David Tilley, ka thënë se policia fillimisht u përgjigj ndaj një raportimi për të shtëna me armë. Oficeri i parë që ka mbërritur në shtëpi është konfrontuar me të dyshuarin.

Oficeri ka hapur zjarr dhe e ka vrarë të dyshuarin, ka shtuar Tilley.Dy persona tjerë janë plagosur.Identiteti i viktimave dhe të dyshuarit nuk janë publikuar.Policia po ashtu nuk e ka bërë të ditur motivin e incidentit.