TË TËRHIQETKERKOHET TE TERHIQET URDHËRI PËR ORAR TË RI TË PUNËS NË KOPSHTE

Kryetari i Sindikatës së pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë (SPASHK), Jakim nedellkovski, sot në konferencë për shtyp kërkoi nga minsitrja e Punës dhe POlitikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski ta tërheqë urdhërin me të cilin edukatoret dhe përkëdhelëset në kopshte duhet të punojnë 40 orë në javë, përkatësisht tetë orë në ditë.

Me urdhërin, tha Nedellkov, është kërkuar nga drejtorët e kopshteve të parashtrojnë raporte elektronike për praninë ditore të të punësuarve ose do të dënohen në të holla – edhe ata, edhe institucioni. Sipas tij, ky është frikësim dhe i bëri thirrje ministres ta tërheqë urdhërin. Në të kundërtën, siç tha, anëtarësia e SPASHK-ut do të mbajë protestë para Minsitrisë, ndërkaq nuk përjashtohet edhe që kopshtet të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Nedellkov i bëri thirrje Remenskit edhe ta dëshmojë pohimin se të punësuarit në kopshte kanë shkuar nëpër tubime partiake, publikisht të përgjigjet se cilët janë ata të punësuar, nga cilat institucione dhe në cilat tubime kanë marrë pjesë. Deklarata e tillë e ministres, sipas tij, është ofendim dhe shpifje pë tërë ata dhe kërkoi që ajo të japë dorëheqje nëse nuk e dëshmon. Tha se edhe në procedurë gjyqësore Remenski duhet ta dëshmojë pohimin se SPASHK ka hyrë në ujëra politike në vend që t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve.