TË TJERË TRUPA TË USHTRISË AMERIKANE VIJNË NË KOSOVË

30 ushtarë nga njësia e evakuimit mjekësor të Gardës Kombëtare të Oklahomas në SHBA janë nisur për në Kosovë të hënën.

Këta ushtarë vijnë nga Ushtria e Oklahomas nga Detashmenti i Parë1, “Charlie Company”, Batalioni i Parë, Regjimenti i 169-të i Aviacionit, shkruan mediumi amerikan NeësOK.com.

Ata u përshëndeten me më të dashurit e tyre gjatë një ceremonie vendosjeje të dielën në Aeroportin e Ushtrisë “Muldroë”, njofton Insajderi.

Regjimenti 169 do të vendoset në Kosovë për të ofruar operacione të evakuimit mjekësor duke përdorur helikopterë “UH-60 Blackhaëk” në mbështetje të Operacionit “The Guardian Joint”, një misioni ndërkombëtar paqeruajtës i nisur në vitin 1999 që kërkon të ndërtojë një mjedis të sigurt brenda shtetit të Kosovës.

“Ne do të sigurojmë mbështetje për operacionin MEDEVAC (evakuim mjekësor) për forcat e NATO-s dhe të SHBA-së,” tha kapiteni i parë, Matthew Richardson.

Ky do të jetë largimi i parë nga shtëpia për Richardson, i cili po lë prapa gruan dhe dy fëmijët e tij. Për të, duke qenë largimi i tij i parë jashtë vendit, është pak i emocionuar.

“Është një përgjegjësi e madhe. Është stresuese, por jam gati të dal nga dera dhe të kaloj këtë pengesë të parë”, deklaroi Richardson.

Richardson është një ushtar tradicional dhe shërben në kohë të plotë si oficer policie për qytetin e Edmondit. /Insajderi.com