Të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm janë me mbiemrin Alidemaj

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm që ka ndodhur në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës ky mbetën të vdekur katër persona.

Sipas Polciisë në aksident ka qenë e përfshirë vetura  “Audi” ngjyrë e zezë, me targa të huaja, e cila në momentin e aksidentit ka qenë në lëvizje.

Analizuar rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti, si dhe mbështetur në rezultatet e para të ekzaminimit të vendngjarjes, hetuesit e trafikut rrugor kanë ngritur dyshimin se, deri te aksidenti ka ardhur si rezultat i mospërshtatjes së shpejtësisë rrugës në të cilën ka qenë duke lëvizur vetura e aksidentuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë: E. Alidemaj 53 vjeç, mashkull, shtetas gjerman, E. Alidemaj 50 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, G. Alidemaj  53 vjeçe, femër, shtetase gjermane, ndërkaq pasi është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë: N. Alidemaj  47 vjeçe, femër, shtetase  e Kosovës.

Nga ky aksident lëndime të rënda trupore ka marrë: Q. Alidemaj 17 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës,  i cili aktualisht është duke u trajtuar në QKUK – Prishtinë.

“Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion mjekoligjor, përderisa policia po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik”, thuhet në komunikatë