Të vdekurit në aksidentin e mbrëmshëm kanë të njëjtin mbiemër

Dy meshkuj të moshës 53 dhe 50 vjeçare dhe dy femra të moshës 53 dhe 47 vjeçare kanë vdekur në aksidentin që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Prishtinë tek rreth rrotullimi kryesor.

Sipas Policisë vetura me të cilin udhëtonin pesë persona ka rënë nga ura kryesore dhe si pasojë katër personat kanë vdekur, ndërsa edhe personi i pestë është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKU.

 

“Megjithëse pandërprerë Policia e Kosovës ka apeluar dhe apelon posaçërisht tek drejtuesit e automjeteve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, rastet e tilla vazhdojnë të jenë shqetësuese” ka thënë zëdhënësi I Policisë Daut Hoxha.

Sipas Policisë dy të vdekurit të gjinisë mashkullore janë të vitit të lindjes 1964 dhe 1967 ndërsa dy personat e gjinisë femërore janë njëra e lindur në vitin 1964 ndërsa tjetra rreth moshës 47 vjeçare.

KosovaPress mëson se të vdekurit mbajnë të njëjtin mbiemër që nënkupton se janë nga e njëjta familje.