Të vishesh si femrat moderne iraniane…

Sot në ditën e parë të shkurtit festohet Dita Botërore e Hixhabit. Kjo ditë u festua për herë të parë që në vitin 2013, me qëllim mbrojtjen e së të drejtës së individit për ta veshur atë, as duke i detyruar as duke i ndaluar ata.

Në Iran, ka pasur shumë polemika në lidhje me hixhabin. Media atje është po ashtu fajtore për portretizimin e grave si të trishtuara dhe të pafuqishme.

Por nëse në disa raste kjo mund të jetë e vërtetë, ky nuk është aspak përshkrimi më i saktë i një gruaje moderne amerikane.

Bored Panda ka mbledhur një koleksion fotografish që tregojnë stilin e femrave në rrugë, të veshura me hixhab.

Shumica e tyre janë marrë nga një blog që quhet “The Tehran Times”, i pari blog i stilit të rrugës nga Teherani, me qëllim për të treguar kreativitetin dhe stilin e grave të reja iraniane.