‘Do të vras’, kërcënohet me jetë mjeku te spitali ‘Nënë Tereza’

Një mjek ka denoncuar në polici një kërcënim me vdekje për të cilin thotë se i është bërë në vendin e punës.

Burime nga policia e Tiranës, bëjnë me dije se mjeku i spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet është paraqitur në polici duke denoncuar se I.D. se e ka kërcënuar me jetë me fjalë në ambientet e spitalit para dy ditësh. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për I.D. për veprën penale: Kanosja për shkak të detyrës.

Mësohet se mjeku është një personat që ka përkrahur publikisht kolegun e tij Tefik Zhurda. Ky i fundit është mjeku anestezit i cili tentoi vetëvrasjen pasi një paciente e tij, Blera Pepa, 16 vjeçe, e cila vdiq pas një operacioni në spitalin “Continental” në Tiranë.