Telefonat e mençur: Cili ekran është më i mirë?

Përgjigjja në pyetjen “Cilin telefon duhet ta blej?” më së shpeshti është i ndërlidhur me dy faktorë: madhësinë e ekranit dhe buxhetin në dispozicion.

Këdo që ta pyetni, së pari do të përmendë të paktën njërin nga këto dy detaje. Por, disa do të pyesin edhe për rezolucionin e ekranit dhe llojin e tij.

Pyetja e përdoruesve të telefonave të mençur që një kohë të gjatë është nëse është më i mirë ekrani LCD, apo AMOLED. Beteja përfundimisht po merr fund, pasi Samsung ka vite që po forcon AMOLED-in, Nexus, përkatësisht Pixel, që një kohë është duke shqyrtuar mundësinë e përdorimit të kësaj teknologjie, derisa Apple dhe LG përfundimisht i janë nënshtruar presionit.

A do të thotë kjo se LCD-së i ka ardhur fundi? Vështirë, duke pasur parasysh se ekzistojnë ekrane të shkëlqyeshme, sikur ai të cilin e përdor iPhone, të cilët janë të ndritshëm dhe të lexueshëm.

Pajisjet super AMOLED të Samsung-ut mund të funksionojnë në Basic Mode, por ka pak prej atyre që ankohen për precizitetin e tij dhe vendosin për Contrast Mode.

Garuesi i dytë është Quantum dot, të cilin Sony e përdorë me vite dhe të cilin Samsung e ka të instaluar në televizorët e tij, gjë që është shumë interesante duke pasur parasysh se Samsung-u jo zyrtarisht është shpallur mbret i të gjithë ekraneve.

Ekranet Quantum dot janë më të ndritshëm në krahasim me AMOLED, kanë shtrirje më të mirë të ngjyrës dhe shpenzojnë pothuajse të njëjtën sasi të energjisë elektrike, transmeton KosovaPress.

Në koleksionin e ekraneve mund të numërohet edhe e-Ink, por kjo teknologji deri më sot nuk është treguar se mund të jetë konkurrente në treg. MicroLED mund të jetë e ardhmja, por sot rrëfimi është krejtësisht ndryshe.

Për shkak të kësaj, si opsion i fundit mbetet thënia: “Nuk brengosem, derisa kualiteti i ekranit është solid”.