Televizioni publik turk: serial kushtuar Alia Izerbegoviçit

Televizioni shtetëror turk TRT sapo ka nisur xhirimin e një seriali kushtuar liderit të boshnjakëve dhe Presidentit të parë të Bosnjes, Alija Izetbegoviç.

Këtë e bëri të ditur agjencia boshnjake e lajmeve FENA në një lajm të publikuar, ku i referohet një deklarate të ambasadës turke në Sarajevë.

Ekipi prodhues bëri të ditur se seriali do të xhirohet për 75 ditë dhe filmimet do të kryhen në Sarajevë, Mostar, Tarçin, Blagaj, Poçitelj dhe Konjiç.

Seriali do të ketë gjashtë episode, ku do të trajtohet jeta e liderit legjendar boshnjak nga mosha e re në vitin 1944, deri në vdekjen e tij në vitin 2003.