Televizioni si mjet mashtrimi dhe kontrolli

Shkruan: Mr.Sc Blerta Haxhiaj

 

Sytë e TV, jo gjithmonë shërbejnë si burim për shikueshmëri të qëndrueshme dhe kontrolli ideal nuk është vetem te transparenca. Kjo presupozon një hapësirë objektive dhe një shikueshmëri të gjithëfuqishme despotike. Nuk ka një sistem limiti mirëpo loja zhvillohet mes te ‘shikosh’ dhr të jesh i shikuar edhe në piken më kritike të panoptikonit që kjo edhe mund te ju verboje. “Ju nuk e shikoni TV por TV ju shikon juve (drejteperdrejte) një parim që të determinon. Kjo bën që aparati i panoptikonit të mbivëzhgohet, ku dallimi mes aktive dhe pasive pushon se ekzistuari. TV te drejtohet ty : ti je një model, ti je prioritet. Një slogan hiper’realist për shoqëritë duke tentuar të hiper’realizohet. Aty realja është e ngatërruar me modelin dhe në statistikat e përgjithshme ajo funksionon. Në zhvillimin e mëtutjeshëm të shoqërisë nuk është më ajo bindja (propaganda, ideologjia, publiciteti) por një bazament i ri “Ti je lajmi, ti je shoqëria, ngjarja je ti, ti je i përfshirë, përdore zërin tënd” një katapultim i ngjarjeve bën që e pamundura të lokalizohet dhe një instance e modelit, pushtetit, një mediumi ndodh – qëkur Ti je në anën tjeter” një refleksion i paster, jo me dhune apo mbikqyrje. Një reagim sekret, një simulakra me hapesiren e vet ku efektet e reales kthehen për tu përdorur përseri. Hapësira panoptike shndërrohet në një hipoze morale që përdoret nga analistat klasik te esences objektive te pushtetit, dhe një starnim i spektatoreve. Televizioni ne raste tilla, nuk është më një medium spektatolar, audienca nuk është më audience e vezhgimit ku situatat vetem flasin, vete mediumi nuk mund te identifikohet si i tille dhe kjo eshte formula e nje kohe te re. Cdo lloj mediumi i tillë pushon së ekzistuari si i tillë edhe në kuptimin literal, i shpërndare dhe i shtrembëruar nga real-ja prandaj jo më shumë se vonë ajo nuk mund të thotë që është e deformuar. Një miksim i tillë, viral, endemik kronik dhe alarmant paralajmëron prezencën e televizionit si medium mashtrues. Mënyra tradicionale për lajmet që të arrijnë te audienca na sjell në këtë situate të mënyrës perspektive dhe determinuese. Mënyra kritike dhe aktive në një mënyrë analitike. Dallimi mes shkakut dhe efektit, mes aktives dhe pasives, mes subjektit dhe objektit, mes fundit dhe kuptimit. Kjo është një metode që na thotë neve TV na vëzhgon, Tv na tej-tjetërson, Tv na manipulon, Tv na informon… aty ku simulimi fillon çdokund, në politikë, ekonomi, biologji, psikologji, sociologji, në domenin medial, aty ku manipulimi është i mundur në mënyrë absolute. (Jean Baudrillard)

Programi humoristik – Portokalli – që transmetohet në platformën e Digitalb, kanali Top Channel me personazhin e tij karakteristik (prezantuesi i emisionit Voulez Vous) na shndërron të gjithëve në Një STAR – ti je një Star. Të jetojmë në një Utopi nuk na mjafton sepse Utopia përfundon saktësisht kur ajo shtron pyetjen se “Si jam krijuar?”. Programacionet që ofrojnë TV tona përveç faktit që shërbejnë si mjet informacioni pa anashkaluar mediat dhe platformat e tjera informative si rrjetet sociale që më shumë se dëme, nuk shërbejnë pozitivisht, arrinë të japin një hiper’ realitet duke u munduar te jete apolitik. Bota teknologjike që na mban të burgosur aty, na mashtron, na shpërblen, na uron dhe na ndëshkon duke na lidhur me zinxhirë. Si shpellarë modern të Platonit rrëshqasim në grackën tonë duke mos hequr dorë nga komoditetet dhe të mirat teknologjike të cilat janë bërë domosdoshmëri për jetesën tonë. Hiperealiteti më i keq i mundshëm që po ofrojnë mediumet tona ështëe ai hiper’realiteti turk, prandaj Mirësevjen Tur(q)i, përsëri …

Kundër ideologjisë së eksperiencës së jetuar të dehumanizimit së reales në banalitetin fundamental është radikale në autenticitetin e saj. Producentët deklarohen për një formulë paradoksale dhe absurde – as e vërtetë, as fals- mirëpo ishte Utopi. Formula “njëjtë sikurse të mos ishe këtu” është e barabartë me “njëjtë sikurse të ishe këtu”, kjo është utopi. Ky eksperiment i së vërtetës nuk është aspak një sekret apo perversion mirëpo një kërcënim i reales apo një hiper’realitet i një estetike. Një termet të tjetërsimit dhe madhështisë ku në të njëjtën kohë është një transparence e tepruar. Në simulimin mikroskopik që transformon realen në hiper’reale – ajo se çka ndodhë në porno, ku mahnitja është më shumë metafizike se sa seksuale. Një e vërtetë është si e tillë – si një e vërtetë refleksive në pasqyrë, apo në perspektivë e së vërtetës të sistemit panoptik dhe të tërë sistemit? Një e vërtetë manipulative e testeve dhe pyetësorëve që na nënshtrohen, e cila paguan çmimin e tyre. Hegeli na e rikujton: “Çdo gjë reale është racionale dhe çdo gjë racionale është reale”.