Temperatura deri në -20 gradë, nga e mërkurë reshje dëbore

Maqedonia nga nesër pritet të përfshihet nga reshje të shiu dhe të borës nëpër disa vende. Ndërkaq nga dita e enjte pritet dimër I vërtetë ku përvec reshjeve të dëborës që pritet ta mbulojnë gjithë territorin e vendit do ketë edhe ulje të dukshme të temperaturave. Kështu lajmërojnë nga enti për punë Hidrometeorologjike.

“Nesër dhe të mërkurën nga fundi i ditës do të kemi vranësira të theksuara, në më shumë vende do ketë reshje të shiut dhe të borës, ndërkaq në male vetëm borë. Nesër dhe pasnesër ato do jenë reshje locale por megjithatë ndërrim të motit do kemi të enjten ku pritet mot me vranësira dhe ftohtë I theksuar me reshje dëbore që do të mbulojnë vendin”, bën të ditur Lence Ristova, Enti për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat fund javë do të ulen edhe më tepër dhe do të jenë të shoqëruara me erë të fuqishme, ndërsa nuk dihet kur do të ketë përmirësim të motit.

“Temperaturat do të bien dukshëm, gjatë mëngjesit do jenë nën zero, më ftohtë gjatë ditës do jetë të shtunën ku temperaturat do të lëvizin në interval prej -12 deri në -4. Të dielën në mëngjes temperaturat do lëshohen deri në -20 gradë celcius”, nënvizon Lence Ristova, Enti për Punë Hidrometeorologjike.

Mjekët rekomandojnë që të shmangen aktivitetet fizike në ambiente të jashtme dhe të konsumohen sa më shumë pije të ngrohta.