Temperaturat per diten e sotshme

Mëngjesin e sotëm në orën 8:00 temperaturë më e ulët nga ­136 gradë është matur në Tetovë, 11 në Shkup Petrovec, ­10 Mavrovë, ­8 në Shkup, ­7 në Berovë, ­6 në Kriva Pallankë, Kumanovë dhe Pozharan, ­4 në Vinicë, Krushevë, Llazaropole dhe Manastir, ­3 në Dibër, Shtip, Topollçan, Gjurishte dhe Demir Kapi, ­2 Prilep, ­1 Pretor dhe Strumicë, 1 në Ohër dhe Gjevgjeli, 2 në Dojran.

Gjatë natës së kaluar si dhe në mëngjes në vend po mbizotëron mot me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qetë. Në pjesët jugore, gjegjësisht në Pretor ka reshje të dobëta të kohëpaskohshme. Moti deri në fund të ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe kryesisht i qetë. Nëpër disa fushëgropa do të ketë vranësira të vogla dhe mjegull të dobët.

Gjatë ditës do të ketë zvogëlim të vranësirave posaçërisht në pjesët veriore të vendit. Në rajonin e Shkupit do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i qetë me periudha të ngrohta, por edhe me paraqitje të mjegullës së dobët. Temperatura do të arrijë deri rreth 2 gradë. Gjatë ditëve të ardhshme në Maqedoni do të mbajë mot kryesisht stabil dhe i thatë, gjegjësisht do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të ngrohta dhe paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa dhe luginat e lumenjve. Të enjten dhe premten do të ketë rritje të vranësirave me kushte për reshje lokale të shiut.