Tentim per sulm terrorist ne Gjermani nga 12 vjeçari

Një fëmijë 12-vjeç është arrestuar në Gjermani dhe është akuzuar se ka planifikuar të hidhte në erë një treg të Krishtlindjesh, dy herë . Djali, i cili ka shtetësi të dyfishtë gjermano-irakiane, është terroristi më i ri në Evropë, i dyshuar për një vepër terroriste. Sipas “Fokus Magazine” fëmija ishte “radikalizuar fuqishëm” javët e fundit nga një anëtar i Shtetit Islamik dhe kishte planifikuar ta shpërthente bombën që i kishin dhënë, më 26 nëntor, por nuk mundi. Ai e fshehu bombën pranë disa ferrave dhe u përpoq ta shpërthente edhe një herë më 5 dhjetor, këtë herë duke e vendosur atë pranë baskisë. Një kalimtar e ka parë se çfarë po bënte dhe ka kontaktuar policinë, e cila më pas e ka arrestuar.