Tentim për të sulmuar mbrëmë Gruevskin, policia kap autorin

Policia mbrëmë ka ndaluar një qytetar i cili ka tentuar që të spërkatë me sprej Nikolla Gruevskin, derisa po mbante fjalim në tubimin para hotelit “Jadran” në qendër të Shkupit, shkruan portali sdk.mk.

Sipas dëshmitarëve, derisa Gruevski po mbante fjalimin, qytetari ka tentuar që të ngjitet në skenë, por është parandaluar nga sigurimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së. Ai në këtë rast ka tentuar që të spërkasë me sprejë pjestarët e sigurimit, por është parandaluar.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka dërguar qytetarin e rebeluar në stacionin policor “Beko” në Shkup. Në këtë tubim ishte i pranishëm edhe kandidati për qytetin e Shkupit, Koce Trajanovski dhe kandidati për komunën Qendër, Dejan Jovanovski. Ai ka vazhduar edhe pas kësaj ngjarje. Policia theksoi se ka ndodhur ky incident dhe se autori i ndaluar është një 36 vjeçar me inicialet R.R.