Tenton ta vras veten në liqen, shpëtohet nga Policia

Policia e Kosovës bën të ditur se dje një femër ka tentuar të bëjë vetëvrasje në ujin e liqenit të Badovcit.

Njësitet policore me kohë e kanë nxjerrë dhe shpëtuar viktimën nga uji.

Është njoftuar ndihma e shpejtë e cila i ka ofruar tretman mjekësor viktimës dhe  është sugjeruar te shtrihet për shërim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.