Terhiqet vendimi per orarin e edukatoreve

Ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski ka tërhequr vendimin për vazhdimin e orarit të punës për punonjëset e çerdheve duke lënë në fuqi vendimin e deritanishëm. Në një njoftim me shkrim dërguar çerdheve në gjithë vendin, Remenski ka thënë se vendimi i saj kishte për qëllim mbrojtjen e fëmijëve, të prindërve si dhe të punësuarve në këto institucione nga keqpërdorimet politike, por se ky qëllim i saj është keqkuptuar duke nxitur dezinformata të ndryshme. Por, tërheqja e vendimit të saj vjen pas kërcënimit të sindikatës për protesta dhe bojkot të punës. Nga sindikata thonë se vendimi i ministres ishte antiligjor pasi me të shkelej ligji për marrëdhënie pune aktet tjera nënligjore.
“Ne e kemi patjetër të shprehim kënaqësinë lidhur me zgjidhjen e kësaj situate pasi ministrja e punës dhe politikës sociale pranoi se nuk mundet të veproj kundër ligjeve aktuale, marrëveshjeve kolektive dhe akteve tjera ligjore . Mirë është që ministrja e punës dhe politikës sociale e tërhoqi vendimin dërguar drejtorëve, dokument ky që nuk kishte asnjë vlerë pas ishte në kundërshtim me Ligjet, me marrëveshjet kolektive dhe aktet tjera nën-ligjore. Këtu parashtrohet edhe pyetja se cila do të jetë përgjegjësia e drejtorëve të institucioneve përkatëse që vepruan në bazë të këtij dokumenti jovalid”, tha Jokim Nedellkov, Kryetar I SASHK-ut.