Tërmet 4.1 ballë në jug të Shqipërisë

Një tërmet me fuqi prej 4.1  ballë të shkallës Rihter ka goditur pjesën jugore të Shqipërisë në orën 18:47 minuta.

Epiqendra e tërmetit ka qënë në Gjirokastër me një thellësi prej 5 kilometrash, ndërsa lëkundjet janë ndjerë në të gjithë jugun e Shqipërisë. Për momentin nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.