Tërmet 4.4 ballë në jug, lëkundje në Sarandë e Gjirokastër

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtunë në jug të vendit.
Epiqendra e tërmetit mësohet se ka qenë në Greqi, por lëkundje të forta janë ndjerë në Sarandë dhe Gjirokastër.
Paraprakisht nuk raportohet për dëme.