Tërmet 6.5 ballë në Indonezi, deri tani 25 persona të vdekur

Një tërmet në det me magnitudë 6.5 ballë ka goditur provincën veriore Aceh në Indonezi Deri tani është raportuar për 25 persona të vdekur.

Tërmeti kishte epiqendër 19km ose 12 milje në jug-lindje të qytetit të Sigli në ishullin Sumatra, ku dhjetëra ndërtesa janë shembur. Ndërsa ekziston frika se shumë njerëz mund të jenë bllokuar nën rrënoja.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se nuk ka asnjë rrezik për cunam.

Në vitin 2004, Aceh është goditur nga një cunam i shkaktuar nga një tërmet i madh nënujore që vrau 120.000 njerëz.