Tërmet i fuqishëm e goditi Japoninë

Të paktën dhjetë njerëz janë lënduar dhe një ndërtesë është rrënuar pas tërmetit të sotëm me magnitudë prej 6,6 ballë sipas shkallës së Rihterit, që e goditi pjesën perëndimore të Japonisë.

Tërmeti është regjistruar në orën 14:10 sipas kohës lokale në qendrën e prefekturës perëndimore Totori në thellësi prej 10 kilometra.

Pas tij janë regjistruar dhjetëra dridhje të njëpasnjëshme deri në pesë ballë, të cilat sipas Shërbimit Kombëtar për Meteorologji do të vazhdojnë.

Në ditët në vijim janë të mundshme tërmete më të fuqishme, citojnë nga ai shërbim.
Aeroporti në prefekturën fqinje Okamaja është i mbyllur dhe përkohësisht ishin ndalur trenat e shpejtë, si dhe një pjesë e autostradave.

Rreth 40 mijë amvisëri mbetën disa orë pa energji elektrike. Qeveria e Japonisë ka formuar shtab të krizave pas tërmetit.