Tërmet i fuqishëm në jug të vendit, lëkundet dhe Tirana

Një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Shqipërinë mbrëmjen e sotme.

Tërmeti është ndjerë më shumë në qytetin e Gjirokastrës.

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë edhe në Tiranë. Dridhja e tokës është ndjerë në Sarandë si dhe në Vlorë.

Shkalla e tërmetit është 5.3 ballë e shkallës riter. Lëkundjet kanë qenë të forta, çka ka shkaktuar panik tek qytetarët në jug të vendit.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në kufirin mes Kakavijës dhe Janinës. Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale.