Tërmet i fuqishëm në Perugia, vetëm dëme materiale

Italia goditet nga një tjetër tërmet. Mediat raportojnë se një tërmet me magnitudë 4.2 ballë dhe 10 km i thellë ka goditur Perugian gjatë pasdites.
Qyteti më i afërt me epiqendrën e tërmetit është Norcia, por lëkundjet janë ndjerë edhe në Macerata dhe Ankona.
Në terren po kryhen verifikimet për dëmet e mundshme.
Më herët gjatë ditës së sotme një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar në kufirin midis Basilicata dhe Kalabrisë, me epiqendër në Maratea (Potenza).