Tërmet i ri mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Një tërmet me magnitudë prej 2,5 ballësh sipas shkallës së Rihterit sot në mëngjes në orën 7 e 58 minuta është ndjerë në Maqedoninë Lindore.

Sipas Qendrës evropiane-markozismike  sizmologjike, epiqendra ka qenë në 10 kilometra në veriperëndim nga Pehçevo, në thellësi prej dy kilometrash.

Tërmeti është ndjerë edhe në Bullgarinë fqinje.

Dje në orën 11 e 39 minuta, një tërmet është regjistruar edhe në Shkup dhe rrethinë me intensitet prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit.