Tërmet në Kili, paralajmërim për Tsunami

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë ka tronditur pjesën jugore të Kilit, teksa autoritetet kanë paralajmëruar një Tsunami të mundshëm që mund të godasë vendin.

Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në pothuajse të gjithë rajonin jugor të vendit, por ishulli Kili ishte më i prekuri nga tronditjet.

Situata vijon të mbetet e paqartë, ndërkohë që kanë menjëherë operacionet e forcave zjarrëfikëse për të parë nëse ka viktima apo persona të plagosur që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Në mediat ndërkombëtare kanë qarkulluar masivisht pamje në të cilat duken qartë dëmet që janë shkaktuar në infrastrukturë.

Megjithatë, për të mësuar më shumë do të duhet një komunikatë zyrtare nga ana e autoriteteve.

Aktualisht qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë vigjilentë si dhe të telefonojnë në raste emergjente.

Me prioritet po shihen banorët që jetojnë në zona bregdetare, pikërisht për shkak të rrezikut të një Tsunami të mundshëm që mund të godasë vendin gjatë orëve në vijim.